Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, sipas mediave vendase, po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit./tvklan.al