Vuçiç mbërrin në Samitin e Tiranës: Integriteti territorial i Serbisë është shkelur në vitet ’99 dhe 2008

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Presidenti Vuçiç tha se Serbia mbetet e angazhuar në rrugën e saj drejt BE, por në të njëjtën kohë theksoi se integriteti i saj territorial është shkelur në vitiun 1999 dhe 2008, duke iu referuar Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Vuçiç: “Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogut. Faktikisht kjo është arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet sepse do kemi mundësi të themi çfarë mendojmë për këtë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Në të njëjtën kohë do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore.

A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje, jam vetëm realisht dhe jam këtu të mësoj shumë nga shumë njerëz për t’i dëgjuar ata e në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj se është e rëndësishme që të marrm lajme të mira dhe ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjet e energjisë.

Në të njëjtën kohë edhe çështja e tarifave roaming është e rëndëshmne. Këto janë shenja të mira për vendet në Ballkanin Perëndimor.

Ne i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet tona. Por po kështu kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në ‘99 dhe 2008. Do ta diskutojmë sot me zyrtarët europianë. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Në qoftë se është e lehtë për dikë të na kritikojë, duke folur për këtë gjë besoj se të gjithë keni lexuar gjatë 9-10 muajve të fundit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan për të shkaktuar më shumë mungesë stabiliteti, dhe ne e kemi përgënjeshtruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze. Serbia është vend i pavarur”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share