Kështu vepruan edhe me Rusinë”
Pranimi i Kosovës ne Këshillin e Europës, për Presidentin serb Aleksandër Vuçiq do të thotë de facto largim i Serbisë nga kjo organizatë.
Kjo deklaratë paralajmëruese u dha nga Vuçiç gjatë një interviste televizive në mediat serbe.
“Ata do të gjenden në nje situatë pakëndshme kur të dëgjojnë të gjitha detajet se si e kanë gënjyer Serbinë për Këshillin e Evropës dhe të gjitha historitë e tjera. Hyrja e të ashtuquajturës “Kosova” është de facto dëbimi i Serbisë nga ajo organizatë. Le të shohim, ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se sa Beogradin dhe Serbinë”.
Vuçiç hoqi dhe një paralele dhe me përjashtimin e Rusisë nga kjo organizatë, duke shtuar se ky institucion nuk vendos për asgjë.
Deklarata e Presidentit serb u cilësua si një blof nga ana e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Sipas saj Serbia nuk është larguar nga UEFA e FIFA pas anëtarësimit të Kosovës në këto organizma.
Tv Klan