Vuçeviq: Serbia do të ketë përgjigje adekuate ndaj marrëveshjes ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq tha sot se shteti i Serbisë do të ketë përgjigje adekuate ndaj nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Turqisë dhe Kosovës që u bë të hënën.

Një ditë më parë ministri kosovar i Mbrojtjes Ejup Maqedonci njoftoi për firmosjen e kësaj marrëveshje.

Ai përmes një njoftimi në Facebook u shpreh se ujdia është bërë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime, njofton Klankosova.tv.

“Nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë me Republikën e Türkiye. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre. Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka bërë me dije Maqedonci, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share