Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme për marrëveshje dhe kompromise në bisedimet me Kosovën. Kjo deklaratë vjen para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Vuçeviç theksoi se është e rëndësishme që të dy palët të jenë të kënaqura në mënyrë të barabartë.