Vritet një gazetar dhe një kameraman i Al Jazeera në një sulm izraelit në Gaza

Al Jazeera ka bërë të ditur se i është vrarë një reporter dhe një kameraman në një sulm izraelit në Gaza.

Mediumi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për gazetarin, Ismail al-Ghoul dhe kameramanin, Rami al-Refee, shkruan skynews.

Izraeli ka vënë në shënjestër një veturë pranë zonës Aidia, në perëndim të qytetit të Gazës.

Anas Al-Sharif, një koleg i gazetarëve, i tha Al Jazeera-s se Ghoul dhe Rifi ishin në një mision për të filmuar pranë shtëpisë së Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit, i cili u vra sot në Iran.

Disa orë më parë, Ghoul kishte publikuar në rrjetet sociale pamje të rrënojave të shtëpisë së Haniyeh.

Ndryshe, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve deri më tani janë vrarë 108 gazetarëve palestinezë, tre libanezë dhe dy izraelitë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share