Të paktën 40 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Sulmet vijnë si pjesë e një luftë më të gjerë rajonale të shtetit të Izraelit. Sulmet ajrore izraelite goditën një grup shtëpish në kampin Al-Bureij të Gazës qendrore, duke vrarë të paktën 15 persona, dhe kampin aty pranë Al-Nuseirat, vranë katër, thanë mjekët në Gaza.
Nuseirat dhe Bureij janë ndër tetë kampet më të mëdha të enklavës me popullsi të dendur dhe shihen nga Izraeli si bastione të militantëve të armatosur të Hamasit.
Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit në shkollat kryesore në disa zona të qytetit të Gazës, ku operonin militantët e Hamasit. Ajo akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e civilëve dhe pronave civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi e mohon.
Sakaq, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë të gjatë për revistën e njohur britanike, The Times Magazinë, i ka mëshuar faktit e një reagimi të ashpër kundër Hezbollahut duke dhënë një kërcënim të drejtpërdrjetë për të.
“Unë mendoj se Hezbollahu duhet të marrë parasysh pasojat e sulmit të Izraelit dhe duke hapur një luftë më të gjerë me të. Unë mendoj se nëse ata po e mendojnë sulmin duhet të mendojnë dy here”, tha Benjamin Netanyahu.