Dy adoleshentë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa autori ende nuk është kapur, policia po heton shkaqet e ngjarjes
Dy nxënës janë vrarë dhe dy adoleshentë janë plagosur pasi një person hyri në ambientet e një shkolle të mesme në Çikago.
Zyrtarët e zjarrfikësve të Çikagos thanë se katër 16-vjeçarët u qëlluan pranë shkollës “Benito Juarez” në West Side të Çikagos. Të shtënat ndodhën pikërisht në momentin që mësimi kishte përfunduar dhe studentët po dilnin jashtë.
Shkolla u mbyll menjëherë dhe studentët u kthyen brenda për orë të tëra ndërsa policia hetonte. “Të gjithë ne po përpiqemi të gjejmë përgjigje. Sigurisht, unë jam shumë i shqetësuar sepse kjo ndodhi papritur,” tha CEO i Shkollave Publike të Çikagos, Pedro Martinez.
Ende mbetet e e paqartë se çfarë e ka shtyrë agresorin që të të vrasë studentët, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pamjet për të identifikuar autorin. Incidenti me armë në Çikago vjen dy ditë pas 10-vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.
Klan News