Familjarët braktisin seancën gjyqësore, ish-sportisti do të lirohet në Janar të vitit të ardhshëm
Gati 11 vite pasi vrau të dashurën e tij në Ditën e Shën Valentinit, ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu me kusht.
Një gjykatë në Afrikën e Jugut dënoi me 13 vite burg në vitin 2016, 37-vjeçarin i cili pritet të dalë nga qelia më 5 Janar të vitit të ardhshëm.
Historia e tij pushtoi mediat ndërkombëtare në vitin 2013 kur ai qëlloi me armë disa herë të dashurën Reeva Steenkamp përmes derës së banjës në shtëpinë e tij në Pretoria, në Afrikën e Jugut.
Ai më vonë pretendoi se e ngatërroi partneren e tij me një hajdut. Por prokuroria argumentoi se vrasja ishte e paramenduar dhe se ai qëlloi të dashurën e tij modele pasi ajo iku në tualet pas një debati mes tyre.
Ish-atleti do të qëndrojë në rezidencën e xhaxhait të tij në një periferi të pasur, në të njëjtin vend ku ai qëndroi edhe gjatë procesit gjyqësor.
June Steenkamp, nëna e viktimës zgjodhi të mos marrë pjesë në seancën e lirimit me kusht. Ajo reagoi duke thënë se nuk e besonte versionin e deklaruar prej tij për ngjarjen.
Pistorius ka lindur në vitin 1986 dhe në moshën 11 muajshe i janë prerë këmbët për shkak të një defekti të lindur. Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paralimpike duke u bërë një nga atletët më të famshsëm.
Klan News