Vrau me makinë të dashurin dhe shokun e tij, 15 vite burg për adoleshenten

Një adoleshente në Ohio ka marrë dy burgime të përjetshme nga gjykata pasi akuzohet për 12 vepra penale. Mackenzie Shirilla, nga Strongsville u shpall fajtore në fillim të këtij muaji për vrasje, vrasje të shkallës së rëndë me makinë dhe posedim droge. Vitin e kaluar në Korrik, ajo shkaktoi qëllimisht vdekjen e të dashurit të saj 20 vjeç  Dominic Russo  dhe shokut të tij 19 vjeç Davion Flanagan, përmes një aksidenti me makinë.

Sipas mediave të huaja, Mackenzie do të ketë të drejtë të marrë lirinë me kusht vetëm pas 15 viteve në burg, ndërsa patenta e saj është pezulluar përgjithmonë.

Në një deklaratë para gjykatësve, ajo u shpreh e penduar për çfarë kishte bërë duke thënë: Nuk doja të ndodhte, ishim miq! Domi ishte shpirti im binjak, më vjen shumë keq!

Pavarësisht fjalëve të saj, prokurorët atje vërtetuan se Shirilla e shkaktoi qëllimisht aksidentin, pasi shtypi gazin në mënyrë të pakontrolluar dhe u përplas me një mur me tulla duke lënë të vdekur në vend Russo-n dhe Flanagan.

Pas këtij aksidenti, mësohet se Shirrilla u shtrua në spital pasi pësoi disa lëndime të vogla e një muaj para se të akuzohej për vrasjen ajo shihej duke festuar e postuar në rrjetet e saj sociale. Këtë veprim që u pa me dyshim nga hetuesit, e ëma e adoleshentes u mundua ta justifikonte duke thënë se e kishte bërë për ta harruar disi tragjedinë.

Pavarësisht kërkesës së avokatit të Shirilla për masë më të butë sigurie, gjyqtarët thanë se provat nuk mund të anashkalohen pasi ka pamje e audio që dëshmojnë tmerrin e ditës së aksidentit. Ata thonë se në video shihej qartë qëllimi i saj, ajo zgjodhi rrugën e vdekjes për dy djemtë atë ditë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share