Vrasjet e grave, Komisioni i Ligjeve kërkesë institucioneve publike

Bushka kërkon nga Bashkitë Tiranë dhe Kamëz referimet e rasteve të dhunës

Pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Klotilda Bushka, u është drejtuar disa institucioneve publike, duke iu kërkuar informacionet përkatëse me qëllim verifikimin paraprak të situatës.

Bushka i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata.

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisē së Drejtësisë i kërkohet informacion për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore, ndërsa Bashkive Tiranë dhe Kamëz u kërkohet informacion nëse ka referim në mekanizmat e koordinuar te referimit të rasteve të dhunës në familje sipas detyrimeve ligjore per autorin e krimeve në fjalë dhe masat e marra.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share