Vrasjet e fundit në Kosovë, deputeti Berisha kërkon orë policore

Ngjarjet e fundit në Kosovë që kanë përfunduar me vrasje, kanë ngritur shqetësimin e qytetarëve.

E me këtë rast ka reaguar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha.

Berisha për të parandaluar këto ngjarje ka kërkuar aplikimin e “Orës Policore”.

“Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet”, tha Berisha.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur tri vrasje.

Të premten e kaluar, në lokalin “Bon Vivant” u vra një person dhe u plagosën 17 të tjerë.

Ndërkaq të hënën, në Klinë u vra një person.

Gjithashtu në mesnatën e së mëkurës, në një kafiteri në Runik të Skenderajt u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share