“Vrasja në Tetovë”: IRL-ja zbulon lëshime serioze gjatë hetimeve!

Reagojnë PTHP dhe Ministria e Shëndetësisë

Tenderë të dyshimtë, lëshime gjatë standardeve të sigurisë dhe specifikacionet e tenderimit për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, ku para dy viteve humbën jetën 14 pacientë, kanë zbuluar gazetarët e IRL-së në storjen e titulluar “Vrasje në Tetovë”, njofton KlanM.

Për herë të parë u bë publike edhe raporti i ekspertizës gjermane që saktësisht kishte lokalizuar shkaqet për përhapjen e shpejtë të zjarrit që ndikoi të ketë shumë viktima.

Hulumtimi i IRL-së, siç percjell KlanM, zbulon edhe lëshime gjatë specifikacionit të tënderit të Ministrisë së Shëndetësisë ku nuk ishin marrë parasysh aspektet e sigurisë, janë zbuluar detaje për mostransparencë në procedurën e tenderimit, pasi paraprakisht Ministria për Vetadministrim Lokal kishte refuzuar ta zbatojë tenderin për shkak të dyshimeve për favorizimin e firmave.

Në mënyrë plotësuese, pas zjarrit, Ministria e Shëndetësisë lidh marrëveshje me firmën “Brako” për të përmirësuar aspektet e sigurisë gjatë ndërtimit, e cila asnjëherë nuk ishte publikuar.

Prokurorja Lejla Kadriu e cila në fillim kishte punuar në hetimet, sic percjell KlanM, gjatë një deklarate për IRL-në ka theksuar se akuza duhet të drejtohet tek ai që ka përgatitur specifikimin, e ka publikuar dhe ka zbatuar shpalljen, por edhe kundër realizuesit të instalimit elektrik që nuk kishte patur licensat e nevojshme për këtë punë.

Nga Prokuroria Themelore Publike përmes një komunikate kanë theksuar se në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vazhdon të jetë aktive lënda, duke I hedhur poshtë pohimet që ishin prezantuar gjatë këtij dokumentari.

“Absolutisht të pavërteta janë pohimet se ekspertiza e ekspertëve gjermanë nuk është prezantuar si dëshmi në procedurën gjyqësore. Ekspertiza zyrtare gjermane është pjesë e materialit dëshmues. Me rregull ishte prezantuar si dëshmi para Gjykatës. Seancat gjyqësore për këtë lëndë ishin të hapura për opinionin”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Janë prononcuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo Ministri, sic njofton KlanM, mohojnë dhe e hedhin poshtë si të pavërtetë pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se Ministria e Shëndetësisë ka paguar para për objektet modulare në Shkup.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Me marrjen e detyrës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri Mexhiti u zotua të zhbllokojë të gjitha procedurat, procedurat dhe projektet të cilat kishin ngecur për një vit nga udhëheqja e mëparshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë përgatiti informacion për Qeverinë nga e cila po pret përgjigje nga disa institucione nëse Ministria e Shëndetësisë duhet të paguajë tre ambulantët, nga 10 të planifikuarat, të cilat do të shmangnin pagesën e kamatëvonesës dhe dëmshpërblimit. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar dhe Ministria e Shëndetësisë, me vetë iniciativë, nuk ka paguar asnjë denar të vetëm për ndërtesat modulare”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dorëzuar kallëzim penal në MPB lidhur me cënimin e sigurisë së gazetarëve të IRL-së. Mesazhet me përmbajtje kërcënuese janë dokumentuar dhe të njëjtat janë nga profile të njohura dhe anonime në rrjetin social Tuitter.

Shkaku për kërcënimet, sic njofton KlanM, ishte paralajmërimi i IRL-së për epizodin e ri të titulluar “Vrasja në Tetovë” që ka të bëjë me zjarrin në spitalin modular që mori 14 jetë njerëzish, e që ishte emetuar mbrëmë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share