Vrasja në QT “Mavrovasja”, zbardhet ngjarja! Kapen të dyshuarit dhe një person në kërkim…

Është zbardhur plotësisht vrasja para qendrës tregtare Mavrovasja.

Sipas Sektorit për Punë të Brenshme Shkup personi i cili kishte një pistoletë GLOCK 9 mm pa leje, ka kryer një vrasje të qëllimshme dhe të egër.

Ai ka vrarë personin Vasil Eftimov, dhe më pas ka marrë një çantë me laptop nga gruaja e viktimës, duke u larguar me një veturë Audi pa targa.

Njoftimi nga SPB- SHKUP

“Më 20 gusht, me një pistoletë GLOCK 9 mm, të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari me dashje dhe me egoizëm i ka marrë jetën një personi, pas së cilës gruas së viktimës i ka marrë një çantë me laptop dhe është arratisur me veturë Audi pa targa. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet i dytë “Citroen” me targa belge, nga i cili ka zbritur një person i panjohur dhe ka marrë një kuti me mjete dore nga bagazhi i makinës së viktimës dhe po ashtu është larguar”.

Duke dhënë detaje të tjera nga MPB njoftojnë se i dyshuari i dytë ka lënë veturën “Citroen” në Gazi Babë dhe ka hipur në veturën “Audi”, pas së cilës kanë vazhduar të lëvizin, por janë kapur nga zyrtarët policorë në rrugën “Stojna Stefkova”.

Sipas burimeve të MPB, policia është në kërkim të Adem Kurtoviqit, si i dyshuari i tretë për vrasjen e djeshme në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share