Organizata Kosova Womens’s Network ka bërë thirrje për protesta gjatë ditës së nesërme në prishtinë. Arsye e protestave është vrasja e sotme e gruas shtatzënë tek QKUK-ja, por edhe vrasja makabre e para disa ditëve e një gruaje nga burri i saj.
“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj
kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti,
Prishtinë. Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale! Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë”, thonë nga kjo organizatë./KlanMacedonia