Vrasja në Haraçinë/ SPB Shkup zbardh rastin – një i arrestuar një tjetër në arrati!

Sipas MPB-së, më 02 Nëntor nga ana e Njësisë për Krim të Dhunshëm në koordinim me PTHP-Shkup, ka arrestuar 23 vjecarin me iniciale SH.SH nga Haraçina dhe ka dorëzuar kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër tij për veprën penale “vrasje”. Personi I dytë I implikuar në këtë rast, është në arrati.

“Lidhur me veprën e kryer penale “vrasje” më 01.11.2024 në Haraçinë, ku me armë zjarri ishte vrarë S.A (56), kurse H.A (20) ishte plagosur, nga ana e Njësisë për Krim të Dhunshëm pranë SPB-Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete, ku është konstatuar identiteti i dorasve, SH.SH (23) dhe E.SH (31) nga Haraçina. Gjithashtu është konstatuar edhe automjeti me të cilën është kryer vepra penale, “Audi A5” me targa të Shkupit, pronë e E.SH, i cili është gjetur dhe konfiskuar” – thonë nga MPB.

Sic njoftojnë nga MPB-ja, Gjykatësi i procedurës paraprake, për dy të denoncuarit ka përcaktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Ndryshe, sipas PTHP-së, dy vëllezërit me paramendim kanë privuar nga jeta personin i cili I ka patur borxh 7.000 euro, babait të tyre të ndjerë, kurse kishin tentuar ta privojnë nga jeta edhe të birin e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share