Remzi Azemi nga Kosova, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes është kapur në Maqedoninë e Veriut.
Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.
Azemi ishte ne listen e Interpol, pasi autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.
Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.
“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha policia ekuadoriane.