Vrasja e Vanjës/ PTHP-ja zbardh detaje të planit monstruoz!

Prokuroria Themelore Publike – Shkup në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktakuzën kundër katër personave. Bëhet fjalë për Vlatko Keshishovin, Velibor Manevskin dhe Bore Videvskin, të akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Ata akuzohen për veprën penale vrasje dhe rrëmbim.

Babai I Vanjës, Aleksandar Gjorçevski akuzohet se ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale – rrëmbim, kurse për Lupço Palevskin – Pallço, të dyshuarin e parë për dy vrasjet makabre, vazhdon procedura për shkak se para para do kohe u ekstradua nga Turqia.

Procedura vazhdon edhe për Stefan Dimkovskin – mikun e Pallços, i cili e kishte ndihmuar të largohet nga Bullgaria për në Turqi.

PTHP-ja ka zbardhur detaje nga plani monstruoz I të akuzuarve.

Më 22 nëntor 2023 kanë rrëmbyer Pançe Zhezhovskin në Veles, për t`ia marrë makinën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për rrëmbimin e Vanjës në Shkup.

“Të akuzuarit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë lidhur, më pas e kanë vënë në bagazhin e makinës dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në rrethin e Velesit, ku në mënyrë makabre, me paramendim e kanë privuar nga jeta me armë zjarri – revole me kalibër 9 milimetra” – thonë nga PTHP.

Sipas PTHP-së, më 27 nëntor 2023, të akuzuarit dhe i dyshuari, të ndihmuar nga I akuzuari I katërt, para hyrjes së ndërtesës, kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup. Babai I viktimës, përmes të dyshuarit të parë ka dhënë informacione lidhur me lëvizjen e së bijës.

“Me vidë kanë hapur derën e hyrjes së ndërtesës dhe kur viktima del nga ashensori, e kanë kapur, e kanë lidhur duke e kërcënuar që të mos bërtas se ndryshe do ta vrasin. E kanë vënë në thes gjumi dhe me makinë e kanë dërguar në vendin e quajtur “Dupki” afër fshatit Brazdë. Me paramendim dhe në mënyrë makabre e kanë privuar nga jeta, ku i dyshuari i parë ka shtënë me revole të kalibrit 9 mm, kurse të akuzuarit e kanë varrosur trupin e viktimës në gropën që paraprakisht e kishin hapur. Afër fshatit Brazdë e kanë djegur makinën “Citroen” me targa të Velesit” – thonë nga PTHP.

Prokuroria në Gjykatën Penale ka dorëzuar propozimin për vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit dhe masën e paraburgimit shtëpiak për ndihmësin e tyre.

PTHP-ja thotë se aktakuza bazohet në dëshmi verbale dhe materiale, por duke marrë parasysh procedurën kundër të dyshuarit të parë të ekstraduar nga Turqia, nuk mund të publikojë detaje lidhur me materialin dëshmues. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share