Pas ngjarjës së ndodhur dje në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjani Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është thellë i tronditur me vrasjen e trefishtë, me këtë rast ne ju shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve, miqëve dhe bashkëvendasve të tyre.
“Sipas informatave që kemi nga banorët dhe të afërmit Arditi djali që u vra diten e djeshme në shtëpinë e tij në fshatin Rufc ishte person me aftësi të kufizuara, kjo e rëndon edhe më tutje gjendjen për shkat të mungesës së kujdesit dhe mbrojtës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për personat më aftësi të kufizuara”, thuhet në komunikatën e FKAK-së.
Sipas tyre, personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e prekur në të gjitha aspektet e dhunës si në familje, si në shoqëri dhe në institucionet shkollore e deri në institucione të larta të shtetit.
“Jemi shumë të shqetësuar se nga mungesa e kujdesit janë duke vuajtur shumë fëmijë me aftësi të kufizuara ku keqtrajtohen së pari nga familjarët e tyre e deri tek të rriturit që jetojnë të diskriminuar, të braktisur dhe pa kujdesje shtetërore”, thuhet më tutje në komunikatë.
Ne si FKAK u kërkojmë institucioneve më të larta shtetrore që t’i zbardhin sa më shpejtë motivet e vrasjës dhe arsyet se pse quan në vrasjen e djalit me aftësi të kufizuara dhe dy familjarëv të tjerë.
Ju bëjmë thirrje institucioneve që të fillojnë të zbatojnë programe për kujdes dhe mbrotje dhe vizita nëpër shtëpi të personave me aftësi të kufizuara të cilët duhet ta vëzhgojnë jetën e tyre nga afër për kushtete e jetës dhe trajtimi që u bëhet nga familjarët së pari e deri te shoqëria dhe të tjerët.