Vrasja e rëndë në Prishtinë, Prokuroria: Motiv dyshohet të jenë problemet familjare

Prokuroria Themelore ka thënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave.

Atje një grua dyshohet se e ka privuar nga jeta kunatin e saj, me jetonin nën një kulm. E dyshuara për vrasjen më pas është vetdorëzuar në polici.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare.

Siç bën të ditur Prokuroria 56 vjeçarja është dërguar në mbajtje dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Tashmë është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes se veprës penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj te dyshuarës, pranë gjykatës kompetente.

“Lidhur me rastin e vrasjes se rende, në rrugën “Ismet Krasniqi” ne Prishtine, iu njoftojme se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime te Renda, ka dale ne vendin e ngjarjes, nga aty ne bashkëpunim te plote me policinë e njësitë relevante kane marre veprime hetimore, me qellim te ndriçimit te rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Me urdhër te Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar ne IML, për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar ne mbajtje, për shkak te veprës penale “Vrasja e rende”, sipas KPRK-se, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes se veprës penale.

Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share