Vrasja e policit serb, Kurti: Rasti të mos politizohet!

Një polic kufitar serb është vrarë mbrëmë  dhe një tjetër është plagosur në terrotorin e Serbisë në afërsi të kufirit me Bosnjë e Hercegovinën.

Autoritetet serbe pretendojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë kosovare dhe një letërnjoftim gjerman me emër të Artan Hajrizit.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për ta identifikuar nëse vrasësi i policit në Loznicë është personi të cilit iu gjetën dokumentet, Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni, i cili u arratis nga burgu në Kosovë më 6 korrik.

Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të jetë edhe identitet i rremë.

“Po përcaktojmë nëse vrasësi është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij. Ka mundësi që të jetë një identitet i rremë. Do të kuptohet se kush dhe si e mori të dyshuarin në Preshevë, si ka hyrë në Serbi pa u regjistruar e kështu me radhë, të gjithë do të arrestohen”, deklaroi Daçiq.

Për rastin ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.

Nga stacioni policor në Gjermani është lajmëruar për Insjaderin vetë Artan Hajrizi duke thënë se i janë vjedhur dokumentet nga vëllai i tij.

“Dokumentet mi ka vjedh. Ka ardh te unë me nejt me do shokë. Ka nejt të unë 2 orë. Kjo ka ndodh para dy dite. Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Nuk kam qenë në dijeni që mi ka marr dokumentet. Se dokumentet e gjermanisë nuk ja dho kurrkujt. Kam hek 15 vjet me i bo edhe me i prish për një ditë atë se boj. Nuk e kom bo kurrë as nuk e boj”, deklaroi Artani, vëllau i Fatonit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share