Deputeti gjerman, Michael Roth, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin gjerman, ka dënuar rastin e vrasjes së policit në veri.
Ai ka thënë se është kureshtar të shohë se si do të arsyetohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas këtij rasti.
“Dhuna brutale thjesht nuk ka fund. Tani një polic i Kosovës ka vdekur. Bandat serbe (me mbështetje direkte nga Beogradi) ka gjasa të jenë përgjegjëse për këtë sërish. Jam kureshtar të shoh se çfarë arsyetimi do të ketë presidenti serb Aleksandar Vuçiq kësaj radhe”, shkroi Roth në X, ish-platforma Twitter.