Vrasja e mjekut/ Mjekët amë në protestë – nuk ndjehemi të sigurtë!

Mjekët amë, në shenjë revolte, gjatë së hënës kanë ndërprerë punën nga ora 12.00 deri 16.00. Janë shprehur të indinjuar nga vrasja brutale e kolegut të tyre. Kërkojnë mbrojtje dhe përfundimisht të miratohet Ligji për mjekët që përgatitet tashmë 15 vite.

“Njerëzit që punojnë në shëndetësinë primare janë shtylla e sistemit shëndetësor, ata mjekojnë dhe shpëtojnë jetë njerëzish. Por, kjo mënyrë, mjeku u vra në ambient shëndetësor, presim që organet e ndjekjes të tregojnë se cfarë ka ndodhur dhe ndjehemi jo të sigurtë, për shkak se të gjithë kemi punë me pacientë jostabil psiqik”, tha Lidija Çolakova Dervishova.

Ajo tha se pacientët kanë patur mirëkuptim për protestën e tyre dhe ndërprerjen e punës për 4 orë.

“Terapinë kronike e kemi dhënë në fillim të muajit, të tjerët do të shërbehen pas orës 16.00. Jo se nuk duam të punojmë, por të shkruhet në ligj se jemi persona zyrtar dhe këto ngjarje të mos ndodhin kurrë”, tha Lidija Çolakova Dervishova.

Ndryshe, ende nuk dihet se kush e vrau mjekun amë, Aco Trpkovskin. Policia kontrollon xhirimet e kamerave të sigurisë rreth vendit të krimit, kurse Prokuroria krahas koordinimit me policinë pret edhe autopsinë e trupit të të ndjerit.

Ai ishte goditur nëntë herë me thikë, kurse trupin e pajetë të 67-vjecarit e kishin gjetur djemtë e tij, pasi me orë të tëra, pas përfundimit të orarit të punës, nuk ishte kthyer në shtëpi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share