Vrasja e Marigona Osmanit – Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

VRASJA E MARIGONA OSMANIT

Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Edhe në rigjykim Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim, e Sejdiu nga akuza për ndihmë në dhunim.

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, kërkon burgim të përjetushëm edhe për Arbër Sejdiun.

Ndërsa avokatja Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu pati vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, me të cilin bashkëjetonte në qytetin e Ferizajt.

Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share