Vrasja e Liridonës: Vrasja që tronditi Kosovën, rajonin dhe jo vetëm!

PËR TRE TË ARRESTUARIT PARABURGIM 30 DITOR

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit  dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes.

Vëllai i 33 vjecares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj  si dhe 19 fishekë ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

Ky i fundit ka pranuar që të ketë urdhëruar ai vrasjen e bashkëshortes ndërsa autorësinë e ka pranuar edhe Granit Plava i cili po ashtu u arrestua të premten.

Plava ka thënë në dëshminë e ij se është paguar nga Murseli 15 mijë euro paradhënie ndërsa 15 mijë euro të tjera do ti merrte pas kryerjes së krimit.

Vec tyre si i përfshirë në ngjarje u prangos edhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është nip i Naim Murselit dhe anëtar i FSK.

Pas këtij rasti ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonsi njoftoi nisjen e hetimeve ndërsa vëllai i Kokallës tha për mediat kosovare se e gjithë familja e tij është e tronditur për atë që ka ndodhur.

Për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit me afat 30 ditë.

Policia dyshoi se ngjarja nuk ishte grabitje pas dëshmisë së bashkëshortit të gruas gruas Naim Murselit.

Ky i fundit ishte kontradiktor në dëshmi ndërsa deklarime para policisë dhanë edhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët thanë se babai ishte i qetë pas ngjarjes dhe se u kishte thënë se gjithcka ishte një lojë.

Policia e lejoi Murselin që ti merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore të 33 vjecares për të parë reagimet e tij dhe më pas i vendosën prangat.

Cifti jetonin në Suedi ndërsa ishin në proces divorci. Procedurat kishin nisur që në vitin 2019 por cështja ishte pezulluar në shkurt të vitit 2020.

33 vjecarja u qëllua në prani të burrit dhe fëmijëve të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në periferi të Prishtinës.

Autori i ngjarjes që u raportua si grabitje i mori sende me vlerë dhe telefona.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share