Vrasja e gruas në Prishtinë, policia me detaje të reja për tragjedinë

Policia ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së një gruaje mbrëmë në kryeqytet, ku ka konfirmuar se e njëjta në momentin kritik ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në veturë.

Sipas policisë, një person i panjohur dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë një grua.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share