Prokurori Publik nga PTHP-Shkup në Gjykatën Themelore Penale – Shkup ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për kryerësin e veprës penale – vrasje.
Procedura është inicuar për shkak se i dyshuari më 14 maj, gjatë dhunës familjare, në shtëpinë familjare në Stajkovcë të Shkupit, me paramendin kishte privuar nga jeta vëllain dhe kunatën.
I dyshuari, fillimisht kishte sulmuar kunatën, duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, kurse më pas ka sulmuar vëllain, të cilit gjithashtu i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me shufrën metalike.
Pas ngjarjes, I dyshuari ishte shtruar në spital, pasi sipas njoftimeve kishte tentuar të vetëvritet me thikë.
Për shkak se me përmirësimin e situatës shëndetësore ekziston rreziku që të arratiset, Prokurori Publik ka vlerësuar se është I domosdoshëm paraburgimi që hetimet të zhvillohen pa pengesa – thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /tvklan.mk/