Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi informacionet fillestare për vrasjen e dyfishtë që ndodhi sonte në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
“Më datë 06.03.2023 në orën 20:11 në SPB Shkup është raportuar se disa persona kanë qëlluar ndaj J.K dhe E.I, të cilët kanë ndërruar jetë në vend, dhe ndaj A.T, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB, përcjell KlanM.
Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të lokalit “Shisha Bar”./KlanMacedonia