Dy persona kanë mbetur të vrarë sontë në Çarshinë e Shkupit, ndërsa një tjetër i plagosur është dërguar në spital. Kështu njoftoi policia sonte, pas shkëmbimit të zjarrit afër Kalasë së Shkupit, informon KlanM.
“Më datë 06.03.2023 në orën 20:11 në SPB Shkup është raportuar se disa persona kanë qëlluar ndaj J.K dhe E.I, të cilët kanë ndërruar jetë në vend, dhe ndaj A.T, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.
Policia ka bllokuar rrugën “Samoilova”, e cila kalon mes kalasë dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku sonte është kryer një vrasja e dyfishtë dhe nuk po lejon qasje në vendin e krimit./KlanMacedonia