“NUK E DI PËRSE NDODHI E GJITHË NGJARJA – PRES EPILOGUN”
Zorica Gjorçevska, e ëma e viktimës 14-vjecares Vanja nga Shkupi, për portalin serb ‘’Republika” është prononcuar për herë të parë për vrasjen e së bijës.
Sipas këtij portali, siç njofton Klan M, ajo ka deklaruar se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja dhe se është në pritje të epilogut.
“Ende nuk e ka të qartë se përse jeta ime normale u shmdërrua në ferr. Nuk mund ta kuptoj se përse vajza ime e bukur tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por mbahem, dua të vërtetën, kurse vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë” – tha Zorica Gjorçevska, nëna e viktimës.
Për bashkëshortin, sipas portalit serb, siç njofton Klan M, ajo ka deklaruar se me bashkëshortin kanë pasur marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Nuk ka pasur njoftime nëse ka hyrë në borxhe bixhozi, për shkak se nuk është përzier në jetën e tij.
“Kishim raporte të mira për shkak të fëmijëve. Nuk kishim debate rreth kujdesit, edukimit. Mund t`i shikonte kur të donte. Jeta e tij nuk më interesonte. Jeta ime ishte puna dhe fëmijët e mi. Ishte lënë në qetësi që unë të kem qetësi” – tha Zorica Gjorçevska, nëna e viktimës.
Për vrasjen e Vanjës dyshohen 5 persona, në mesin e të cilëve edhe Lupco Palevski I cili pritet të ekstradohet nga Turqia. Në mesin e të dyshuarve është edhe babi I Vanjës, I cili, sipas informatave të dyshuarve tjerë, ka dhënë informacione për lëvizjen e së bijës. /KlanMacedonia/