Vrasësi i Mlladenocit dyshohet se ka pasur bashkëpunëtorë

Foto: Nikola Anđić
Foto: Nikola Anđić

Policia arrestoi Uroš B. (21), i cili mbrëmë në afërsi të Mlladenovcit vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë, përcjell KlanMacedonia

Dyshohet se Uroš B. ka pasur bashkëpunëtorë, pasi sipas dëshmitarëve ka qëlluar nga sedilja e pasme e veturës, transmeton Tanjug.

Ai u arrestua në afërsi të Kragujevcit. I arrestuari ka shtënë me armë automatike mbi banorët e disa fshatrave të komunës së Mlladenovcit, ndërsa në kërkim janë përfshirë mbi 600 pjesëtarë të policisë, përfshirë këtu edhe disa njësi helikopterësh.

Siç përcjell KlanM, mes viktimave është edhe një polic, i cili nuk ka qenë në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Në fshatin e parë ka plagosur gjashtë persona, pas kësaj ka shkuar në fshatin e dytë ku edhe ka qëlluar, i gjithë terreni ishte bllokuar, duke përfshirë edhe rrugën në dalje nga fshati Orashje e Vogël në drejtim të Dubonës. Më shumë se 600 pjesëtarë të MPB-së ishin angazhuar në kërkimin e vrasësit.

MPB-ja e Serbisë e cilësoi sulmin si akt terrorist. Të lënduarit nga të shtënat e mbrëmshme janë trajtuar në disa spitale në Beograd dhe Smederevë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share