“Vrasës”, “Monstra”, “Zgjohu popull” – Protestuesit kërkojnë burg dhe dorëheqje për rastin tek Onkologjia

Protestuesit e grumbulluar para Qeverisë së Maqedonisë kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në skandalin me ilaçet tek Klinika e Onkologjisë, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqje dhe përgjegjësi prej ministrit aktual dhe ish ministrave të Shëndetësisë, përcjell KlanM.

Protestuesve u janë drejtuar persona të prekur nga sëmundja e kancerit në familjet e tyre, duke rrëfyer ngjarje e rrëfime personale, të zhgënjyer nga sistemi shëndetësor dhe duke kërkuar burg për autorët e skandalit.

Prej tek qeveria, sipas paralajmërimeve, protestuesit do të marshojnë drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga tre ministrat e fundit të Shëndetësisë, Venkp Filipçe, Bekim Sali dhe Fatmi Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share