“Vrasës, hajnat në burg” protestuesit brohorasin para gjykatës së Tetovës (Video)

Sot, në dy vjetorin nga tragjedia e tmerrshme në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona, në Tetovë ka filluar marshi protestues, në të cilin familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për jetët e humbura.

Vrasës, hajnat në burg brohorisin protestuesit para gjykatës së Tetovës të cilët fillimisht u ndaluan të afohen pranë objeltit të gjykatës për të ngjitur pankartat, përcjellë Klan M.

Ndryshe familjarë kërkuan që protesta mos të politizohet. Politika, sipas tyre, ka heshtur për këtë rast, andaj ata do të vazhdojnë protestat. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share