Këshilli i Komunës së Gostivarit me 31 vota “për” dhe asnjë kundër gjatë ditës së sotme votuan buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023.
Gjatë vitit 2022 realizimi i Buxhetit të Komunës së Gostivarit është 96.5%, ndërsa për vitin 2023 buxheti i Komunës së Gostivarit është 1.257.300.000 denarë.
Buxheti është përpiluar në bashkëpunim me qytetarët, organizatat joqeveritare, bashkëpunëtorët dhe ndërmarjet publike pranë Komunës së Gostivarit, ndërsa planifiokohen investime në shkolla 8.000.000, në mbrojtjen e ambientit 6.000.000, mbrojtje sociale 800.000 dhe 600.000 të tjera për barazinë gjinore, kultura 1.000.000, subvencione dhe transferta 3.500.000 si dhe për investime kapitale në infrastrukturë 120.000.000 dhe shumë e shumë projekte tjera në të mirë të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë elaborimit të buxhetit u shpreh se ka vijuar racionalizimi i shpenzimeve të kryetarit ndër vite, ku nga viti 2017 që ishin 15.150.000, këtë vit planifikohen 8.230.000 ose në përqindje 45.6%, nga të cilat 10% shkojnë për beneficione sociale per kategori të rezikuara sociale.