MEDIN BAJRAMI: PUNOJMË QË TË REALIZOJMË QËLLIMIN TONË
Ekipi i Futbollit Voska Sport të Ohrit do të luftojë me të gjitha mundësitë që të mbesë në ligën e parë të vendit. Për këtë qëllim edhe kanë përforcuar radhët e tyre, duke marrë futbollist të rinj, por ka pësuar edhe ndryshime në stafin teknik.
Voska Sport karahas përgatitjeve ka konsuliduar ekipin me prurje të reja si në stafin teknik ashtu edhe në futbollist, si portierin Kostadin Zahov dhe futbollistët Fatjon Jusufi, Petar Bojo, Abdylhadi Jahja dhe Andre Mensallo. Voska sport në udhëheqjen e trajnerit malazez Miljan Radoviq, fazën e parë të përgatitjeve e ka zhvilluar në terenet vendore në Ohër ku ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese, ndërkaq nga data 28 janar do të shpërngulet në bregdetin e Adriatikut në Ulqin ku do ta zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për të arritur formën e duhur që me sukses të fillojnë sezonin pranveror. Qendërmbrojtësi Medin Bajrami për Klan Maqedoni shprehet tepër i kënaqur me punën e bërë deri më tani.
“Që dy javË kemi nisë me përgatitje. Deri rtani pիrgatitjet kanë shkuar mire, kemi mluajtur edhe një lojë miqësore. Deri më 28 janar jemi kբtu në ohër, më pas do të shkojmë në Ulqin, ku do të zhvillojmë edhe disa ndeshe kontrolluese. Dhe shpresojmë ta presim kampionatin sa më mire të përgatitur dhe të realizojmë qëllimin tonë që është mbijetesa”, deklaroi futbollisti Medin Bajrami.
Në ndeshjen e parë të sezonit pranveror më 18 shkurt, Voska Sport është mysafire e Shkupit në Çair./KlanMacedonia