MILJAN RADOVIQ: DO TË PUNOJNË ME KAPACITET TË PLOTË
Skuadra debutuese në elitën e futbollit vendor Voska Sport nga Ohri, ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit ku objetivi kryesor është të sigurohet ekzistenca. E gjithë faza përgatitore do të zhvillohet në Ohër.
Klubi I futbollit Voska Sport për të arritur objektivat që të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit vendor me plamprogramin e trajnerit Miljan Radoviq ka nisur punën intensive që fillimin e sezonit pranveror ta presin maksimalisht të përgatitur në çdo aspekt
“Përgatitjet i filluam më 11 janar, të pranishëmm në grumbullimin e pare ishin 20 futbollist. Të gjithë fazat përgatitore do ti zhvillojmë në Ohër. Gjithsesi se shpresojmë në përforcime me lojtar të ri. Jemi shumë pranë për të angazhuar disa nga ata. Por ajo që është më e rëndësishme për na si trajnerë, se nuk ka asnjë lojtar të lënduar dhe të gjithë do të punojnë me kapacitet të plotë, shpresojmë se do të del mire në fund ” deklaroi Miljan Radoviq trajner i Voska Sport.
Ekipi gjatë fazaave përgatitore do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, përmes të cilave do të mësohet edhe forma e lojtarëve. Kujtojmë se Voska Sport pjesën vjeshtore të kampionatit e mbylli në pozitën e 9-të me 20 pikë, ndërsa në javën e 19-të më 18 shkurt, është mysafire e e FC Shkupit në Çair. /KlanMacedonia/