Nga dita e sotme me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit në elitën e futbollit vendor ka filluar edhe ekipi nga Ohri, Voska Sport
Në grumbullimin e para, trajneri Miljan Radoviq ka njoftuar futbollistët e tij me plan programin e punës gjatë fazave përgatitore ku qëllimi kryesor është mbijetesa
Sipas informacioneve të para ekipi e gjithë fazën përgatitore do ta zhvilloj në Ohër. Ekipi gjatë fazës së parë, parashihen stërvitje të duke shtuar këtu edhe pjesën e palestrës, ndërsa faza e dytë do të përfshijë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, përmes të cilave do të mësohet edhe forma e lojtarëve.
Klubi i futbollit Voska Sport pjesën vjeshtore të kampionatit e mbylli në pozitën e 9-të me 20 pikë, ndërsa në javën e 19-të, është mysafire e e FC Shkupit në Çair./KlanMacedonia