Klubi i futbollit Voska nga Ohri ka filluar përgatitjet për sezonin 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor. Pas largimit të trajnerit Srgjan Zaharievski ekipin do ta drejtoj trajneri Seit Kreka. Ekipi përgatitjet do ti zhvilloi në Ohër, ku edhe do të zhvilloi disa ndeshje kontrolluese.
Për fazën përgatitore të ekipit në faqen zyrtare të fejsbukut shkruan:
“Këto përgatitje i nisim me shumë ndryshime në staf lojtarësh dhe trajnerësh, ku në sezonin e ri ekipin do ta udhëheq, Seit Kreka që deri më tani ishte ndihmës i shefit të stafit teknik, Srgjan Zaharievski.
Përveç, ndryshimit në pankinë, skuadra ka ndryshime edhe tek pjesa e lojtarëve, ku do të kemi krejtësisht formacion të ri në sezonin e ri garues.
Njëkohësisht, duam të falënderojmë të gjithë futbollistët, trajnerët dhe stafin tjetër të ekipit që kanë shërbyer dhe kanë dhënë kontribut për Voskën gjatë periudhës së kaluar, duke iu uruar suksese në vijim”./tvklan.mk/