Vonesa në shkëmbimin e pengjeve

14 izraelitë do të lirohen nga Hamasi, nga Tel Avivi 42 palestinezë

Ky është momenti ku 9-vjeçari izraelit është më në fund i lirë pas 50 ditësh peng të mbajtur në Gaza.

Teksa po shoqërohej nga një oficer izraelit në një spital në qytetin qendror Petah Tikva, 9-vjeçari Ohad Munder, që kaloi ditëlindjen në robëri,  u pa duke vrapuar sa më shpejt që të mundte për të përqafuar babanë e tij. Ai u lirua së bashku me nënën dhe gjyshen.

Në ditën e dytë të armëpushim sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimit të Katarit, Hamasi do të lirojë 14 pengje, ndërsa Izreali do të lirojë 42 të burgosur. Kjo mbi bazën e raportit të shkëmbimit në 1 me 3.

Por procesi po has në vonesa për shkak se Hamasi po akuzon Izrealin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, për mos lejimin e kamionëve të ndihmave në veriun e Gazës.

Parashikohet që në 4 ditë 200 kamionë të transportojnë ndër të tjera 130 mijë litra karburant, kryesisht për spitalet e Rripit të Gazës që kanë dalë jashtë funksionit.

Ndërsa Egjipti dhe Katari po punojnë në zgjatjen dhe në pesë dite të armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, kjo më qëllimin për lirimin e sa më shumë pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share