Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor i takojnë evropës! Mickoski: BE-ja të njihet me frustracionet e qytetarëve të Maqedonisë!

Kryeministri Hristian Mickoski, në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Në fokus të agjendës së drekës së punës ishte Plani për rritje i Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Mickoski, pas drekës së punës në Bruksel, ka kërkuar që BE-ja të njihet me frustracionet e qytetarëve maqedonas duke kërkuar që negociatat me BE-në të mos jenë cështje e raporteve dypalëshe me Sofjen zyrtare.

Mickoski përmes një postimi në Facebook thotë se ka përsëritur angazhimin për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE dhe progresit, sic shkruan, bazuar në kritere reale dhe të qëndrueshme.

“Nënvizova se rajoni dhe shteti janë të lodhur nga mbajtja e anës dhe vendosja e pengesave që janë dypalëshe, kurse nuk janë pjesë e kritereve obektive për aderim në BE dhe duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të futur besimin dhe kredibilitetin e gjithë procesit” – ka shkruar në Facebook Kryeministri Mickoski.

Përmes platformës X, pas takimit me liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Fon Der Lajen, porositi se të gjashtë vendet partnere i takojnë Evropës.

“Kjo është për të cilën punojmë. Paralelisht, afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre tek ekonomitë tona me Planin e rritjes prej 6 miliardë eurove për rajonin” – thuhet në postimin e Fond der Lajen.

Në drekën e punës me Fon der Lajen, krahas Kryeministrit Mickoski, kanë marrë pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, I Kosovës, Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiq, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Bojana Krishto.

Këto takime vijnë në kohën kur po bëhet ndryshimi I garniturës në Bruksel dhe kur flitet për pozicionet e liderëve dhe eurokomisionerëve të rinj, që imponon pyetjen nëse Maqedonia e Veriut mund të shpresojë në hapa përpara drejt rrugëtimit evropian, pas bllokimit të këtij procesi periudhën e kaluar.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share