Von der Leyen në Shkup – takohet me Pendarovskin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka arritur në Shkup, prej ku do ta fillojë turneun e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell KlanM. Der Leyen u prit në Aeroportin e Shkupit nga Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, i cili tha se vizita e Von der Leyen është sinjal pozitiv dhe vjen në momentin e duhur për të ardhmen eurointegruese të vendit.

Sonte Presidentja e Komisionit Evropian realizoi takim me Presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

“Me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuam për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe dinamikën e zbatimit të reformave”, shkroi Pendarovski pas takimit.

Vizita e Ursula von der Leyen në Shkup do të vijojë nesër me takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share