Von der Leyen mbërrin në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me delegacionin qeveritar para pak çastesh mirëpritën me nderimet më të larta shtëtrore në Shkup, Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen.

Mbështetja për integrimin evropian, marrëveshja FRONTEKS dhe përballja me krizën energjetike janë në fokus të vizitës në vend të komisioneres.

Shkupi është ndalesa e parë e turneut ballkanik të Von der Leyen. Ajo nesër do të udhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa të shtunën do ta vizitojë edhe Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share