Lajçak ka propozuar një agjendë për takimin e radhës në Bruksel
Emisari i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë ka propozuar një axhendë për takimin e radhës në Bruksel.
Nëpërmjet rrjetit social facebook ai ka thënë se fokusi do të jetë “arritja e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në Veri”.
Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen në një konferencë për media nga Brukseli i ka bërë thirrje Kosovës të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara”, tha Ursula von der Leyen.
Derisa opozita po hedh kritika ndaj kryeministri Albin Kurti për mungesë transparece rreth cështjes së Asociacionit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti të gjithë anëtarët i ka njoftuar në pika të trasha për draftin e Asociacionit.
Haxhiu tha se Kurti “është partner serioz” dhe se ka konsideratë për kërkesat e ndërmjetësve të dialogut.
E në mbledhjen e qeverisë kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Serbinë për mungesë bashkëpunimi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pasi e ka emëruar drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë ka thënë se nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga okupatori dha agresori serb gjatë luftës në Kosovë.