Von der Leyen në konferencën për shtyp ka deklaruar se komisioni do të japë një paketë të konsiderueshëm mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, 1 miliard Euro në grante. Kjo paketë mbështetje do të miratohet në Dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në Janar.
“Kjo krizë e pashembullt kërkon veprime dhe hapa të pashembullt. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do të japë një paketë të konsiderueshëm mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliard Euro në grante dhe ka dy pjesë të ndryshme. Pjesa e parë është 500 milion Euro në grante si një mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i vënë ato në një pozitë që në një afat shumë të shkurtër t’i mbështesim familjet në nevojë dhe bizneset në nevojë.
Kjo paketë mbështetje do të miratohet në Dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në Janar, brenda një afati shumë të shkurtër. 500 milionshi tjetër i eurove në grante do t’u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë. Këto janë kryesisht në gaz dhe ndërlidhjes së energjisë elektrike për të patur një rrjet të përbashkët e në lidhje në rajon me BE dhe është me shumë rëndësi edhe theksi tek investimet te energjia e ripërtëritshme sepse kjo na jep energji të pastër dhe na krijon vende të mira pune në vendet tona. Po ashtu edhe masa për efikasitetin e energjisë.
Do të forcojmë sigurinë e oefertës, e sigurimit duke lehtësuar dhe siguruar asksesin tek të gjitha tubacionet energjetike gazsjellëse për të gjitha ata, pra që në momentin që dikush të jetë jetë me probleme të marrë sodilaritetin tonë të menjëhershëm”, është shprehur Von der Leyen.