Von Der Leyen: Historia na thërret për të plotësuar Europën!

“EUROPA E ZGJERUAR NË PLAN TË PARË”

“Historia po na thërret ne për të punuar drejt plotësimit të Europës”. Kjo ka qenë linja kryesore e fjalimit vjetor të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

Me këtë thirrje, sic njofton korespodentja e TV Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, Von der Leyen ka treguar vizionin gjeostrategjik për Bashkimin Europian të të ardhmes, drejt anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në një botë ku disa shtete përpiqen që të marrin vende një pas një, ne nuk mund t’I lejojmë vetes që t’i lemë europianët tanë të dashur pas. Në një botë ku masa dhe pesha kanë rëndësi, është qartësisht në interesin gjeostrategjik të Europës që të plotësojmë bashkimin tonë. Ne duhet të shpalosim një vizion për një zgjerim të suksesshëm. Mendoni për zgjerimin e 20 viteve më pas. Ne e quanim dita e mirëpritjes. Që prej asaj dite, ne e kemi parë një histori suksesi ekonomik. Dua që të shohim në të ardhmen për historinë e ardshme të suksesit. Ky vizion flet për një Bashkim Europian me më shumê se 500 million banorë që jetojnë në një bashkim të lirë, demokratik dhe prosper, një Europë me të rinj që mund tê jetojnë, studjojnë dhe punojnë në liri. Një Europë e plotësuar me demokraci vibrante, ku gjyqësori është i pavarur, opozitat dhe mediat respektohen dhe ligji dhe të drejtat themelore janë kyçe për anëtarët e ardhshëm dhe të tanishëm” – tha Ursula Fon Der Lajen, presidente e KE-së.

Von der Leyen ështê shprehur për rishikimin e politikave të BE-së për të parë se sa fusha mund të adaptohen për një Europë të zgjeruar, në bashkëpunim me Parlamentin Europian.

Në këtë kuadër, sic njofton korespoedentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, presidentja e Komisionit Europian ka mbështetur ndryshimin e traktateve aty ku nevojitet për një Europë tê zgjeruar, duke thênë qartë, se zgjerimi nuk mund të presë për ndryshimin e traktateve. Në këtë linjë, Von der Leyen ka propozuar përfshirjen e vendeve aspirante në raportet për shtetin ligjor, siç ndodh aktualisht me vendet anëtare.

“Ne do t’a hapim këtë për vendet kandidate që ecin më shpejt. Kjo do të na ndihmojë që të kemi një Europë të lirisë, të vlerave dhe të drejtave për të gjithë. Anëtarësimi nuk është i lehtë dhe është një proces i bazuar në meritë. Por kemi parë shumë progres” është shprehur Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian është shprehur, se kjo kërkon shqyrtim të buxhetit në planin institucional  për tê parë, se si do të financohet procesi. Idetë e para sipas saj do të prezantohen gjatë presidencës belge të Bashkimit Europian në gjashtêmujorin e pare të  vitit të ardhshëm. /Erisa Zykaj – Tv Klan, Bruksel/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share