Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka folur në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet për hërë të parë në Tiranë.
Ajo tha se tema kryesore e këtij samiti do të jetë ekonomia.
E para e KE-së theksoi se Evropa ofron mundësi për ata që duan të ecin përpara.
“Unë e kam prezantuar planin e rritjes. është qasja në tregun evropian. Qasja e kompanive të Ballkanit në tregun e përbashket evropian. Por, kemi nevojë për reforma. Të ketë investime nga Evropa dhe është një mundësi e mirë për ata që duan të ecin përpara dhe dyert tona janë të hapur, Pra, të punojmë për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha von der Leyen