Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në “X” ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzejë Serbinë.
Von Cramon duke shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner, drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiçi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë, përcjell Klankosova.tv.
“Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiçi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në “X”.