Von Cramon: Nuk ka vullnet politik për të zbatuar marrëveshjen Kosovë-Serbi

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, tha se nuk e sheh vullnetin politik as të Serbisë dhe as të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes.

“Unë nuk shoh vullnet politik të asnjë pale për të zbatuar marrëveshjen. Është mirë që Kosova të fokusohet më shumë tek vetja dhe të përmbushë obligimet e saj. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtar i rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare, së pari duhet të dëshmojë se është një lojtar i besueshëm, por nuk e tregon këtë”, ka deklaruar Viola von Cramon.

“Kosovës i mungon kredibiliteti në bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet të përmbushë obligimet e saj para se të fillojë të flasë për palën serbe”, ka vazhduar ajo.

Von Cramon ka konstatuar se do të ishte veprim korrekt që Prishtina t’i largojë tërësisht njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në komunat në veri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share