Von Carmon: Nisma Franko-Gjermane mundësi drejt integrimit evropian

“KOSOVA TA PËRKRAH KËTË NISMË”

Nismën franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e sheh si mundësi drejt integrimit evropian.

Në një konferencë për media në Prishtinë Von Cramon tha se është koha të arrihet nëse jo një marrëveshje përfundimtare së paku një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

”Mendoj që është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara për të dy palët drejt integrimit evropian, e që mendoj se është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë. Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në agjendën evropiane” – deklaroi Viola Von Cramon – raportuese për Kosovën në PE.

Pret që Kosova ta përkrahë këtë nismë.

”Mendoj se është një gjë e madhe dhe duhet ta kuptoni se çfarë është më mirë për vendin nuk është 100% por nëse është më mirë të kërkohet gjithçka apo të kërkohet 90 për qind p.sh. Unë do të rekomandoja që në Kosovë të pranohet ai 90 për qindësh sesa të mos merret asgjë. Kjo është mundësi që Qeveria të shikojë përderisa krahët e djathtë në BE t marrin më shumë pushtet, gjërat do të bëhen më të vështira. Përderisa presidenca e BE-së do të kalojë nga Suedia te Spanja, a do t’i lehtësojë kjo gjërat” – deklaroi Viola Von Cramon – raportuese për Kosovën në PE.

Ka shpresa që shumë shpejt të ketë një datë për heqjen e vizave pasi ende nuk është marrë një vendim i qartë për këtë çështje.

Sa i përket çështjes së targave ajo ka thënë se ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, por se e kupton edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës që të zbatojnë ligjin.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share