Volodymyr Zelensky për herë të parë në Shqipëri

Presidenti i Ukrainës mbërrin mbrëmjen e 27 Shkurtit në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Klan News mëson se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 Shkurtit, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që do të organizohet një ditë më pas.

Duke filluar nga e marta, Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore.

Rreth 1600 forca policie pritet të jenë të angazhuara, duke përfshirë forcat Renea, ato të ndërhyrjes së shpejtë apo dhe shërbimi i Antiterrorit. Në gatishmëri do të jenë dhe 400 punonjës të Gardës të Republikës.

Në funksion të kësaj vizite, për të mbikqyrur perimetrin e sigurisë do të jenë edhe grupet anti-eksploziv.

Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime dypalëshe, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes, ndërsa në përfundim të seancave të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më 29 shkurt do të pasohet nga një tjetër samit, ai i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share